Dy, tashmë ish-konkurrentet, Jasmin dhe Sara kishin krijuar një miqësi solide në emisionin e dashurisë, “Për’puthen”.
Përgjatë rrugëtimit të tyre, raporti i tyre ishte krisur, dhe jo rrallë herë konfrontimet e tyre degradonin deri në thumba. Ato nuk ndiqeshin më as në rrjete sociale.
Por, me kalimin e kohës gjithçka u rregullua, dhe para publikut ato sërish u shfaqën të afërta. Kjo ngriti pikëpyetje në mesin e ndjekësve, që donin të dinin se çfarë ka ndodhur.
Të gjithë situatën mes vajzave, e sqaroi vetë Jasmin me anë të një postimi në Instagram, teksa i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi.
“Unë kisha nj. pyetje. Si fillim je nona vetë, por ti me Sarën sikur ishe zënë, nuk flisje, tani bashkë në foto”, e pyet një nga ndjekësit.
“A mundem unë të kem të drejtën të zihem e pajtohem me dikë? Po, e kam. Sa jam e papjekur aq jam edhe e logjikshme. Papjekuria sjell veprime dhe fjalë të nxituara, logjika sjell zgjidhje Unë ja gjeta anën edhe @iamsaramalaj, më falni që “ju preva në besë”, i është përgjigjur ajo. /Prive.al