Sepse vetëm muzika s’i mjafton, Elvana Gjata debuton edhe si regjisore

By

Artet i adhuron dhe përveç muzikës ka edhe një tjetër të preferuar. Nëse nuk e keni ditur apo-apo edhe  e keni harruar, po ua rikujtojmë se Elvana Gjata përveç se një këngëtare shumë e talentuar, ka përfunduar edhe studimet universitare për regji.

Dhe pas disa projekteve që i dolën të suksesshme pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri, Elvana Gjata do e provojë veten si regjisore.

Ermal Mamaqi në xhirimet e filmit të ri! 

https://www.instagram.com/p/BmfZ6TelqMp/?taken-by=ermalmamaqiofficial

Siç merr vesh Prive, këngëtarja do debutojë së shpejti me një film që do të quhet “Dy Gisht Mjaltë”, dhe ky do jetë filmi i parë i këngëtares.

Në rolet kryesore, siç merr vesh Prive, do të jetë miku i saj i kamotshëm komediani Ermal Mamaqi dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman.

Edhe pushimet e përbashkëta në Nicë të Francës, ku Elvana u pa me Mamaqin dhe Tolgahan, paskan qenë goxha të frytshme për punë. /Prive.al

https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

 

 

Artikuj të ngjashëm