Selena Gomez tregon si është të rrish me njerëz të moshuar: “Më pyesin çfarë është Dua Lipa?”

By

E ftuar në një intervistë me Kelly Clarkson, Selena Gomez foli për eksperiencën e saj në punën me aktorë më të moshuar të industrisë.

Padyshim, që orët e gjata të punës në xhirime, të lidhin me aktorët kolegë si në rastin e filmit “Only murders on the building”, ku Selena është protagoniste.

Ajo ka punuar ngushtë si bashkë-protagonistë me Steve Martin (78 vjeçar) dhe Martin Hayter Short (73 vjeçar).

“Është e pazakontë, është e çuditshme”, thotë ajo duke përshkruar punën me kolegët më të në moshë.

“E gjithë dita ime ka të bëjë me të dëgjuarit e disa 70 vjecarëve teksa diskutojnë për lajme, ose kur Steve më pyet, ‘Çfarë është Dua Lipa?’”, thotë ajo teksa përpiqet tu shpjegojë atyre që, “Dua nuk është një gjë…”

Por ajo shton se është një kohë që e vlerëson shumë sepse mëson shumë nga ata. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm