Së shpejti S4MM do të publikojë “Medelina 2”

By

Që disa muaj, reperi ka munguar me prurje të reja muzikore.

Projekti i tij i fundit është “E preferume” e cila u publikua në muajin qershor.

Reperi vazhdimisht ka lënë gjurmë se po përgatit një projekt të ri. Në fillim të këtij dhjetori ai kishte postuar një foto në studio ku shkruante Medelina 2 – gjë që la të kuptohej se po vinte edhe një projekt i dytë i “Medelina”.

Në fakt projekti “Medelina” i publikuar dy vjet më parë ishte kënga që i dha shumë vëmendje reperit për të depërtuar në industrinë e muzikës shqiptare. Kënga ka mbledhur më shumë se 12 milionë klikime në platformën e Youtube.

Tani projekti “Medelina 2” është gati. Produksioni dhe videoklipi janë finalizuar dhe pritet të publikohet këto ditë, para vitit të ri.

Reperi po ashtu publikoi një insert të shkurt të këngës dhe videoklipit në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan “Shihemi këto ditë”. /Prive.al

View this post on Instagram

Shihemi kto dit🤣👌🏻

A post shared by S4MM (@samirs4m) on

 

 

Artikuj të ngjashëm