Një akademike i Universitetit të Oksfordit, tha se ilaçi i ri që ndihmon në shpëtimin e martesave të dështuara mund të jetë i disponueshëm në tre deri në pesë vjet.
Anna Machin, antropologe evolucionare në Universitetin e Oksfordit, foli në Festivalin e Shkencës Cheltenham dhe tha se ka katër kimikate në trurin e njeriut që shpjegojnë pse ne ndjejmë dashuri dhe ato janë dopamina, serotonina, beta-endorfina dhe oksitocina.
Machin tha se tani dihet mjaftueshëm për kiminë e trurit që disa kimikate mund të përshkruhen për të rritur aftësitë tuaja për të gjetur dashurinë ose për të rritur mundësinë që të qëndroni të dashuruar kur kjo gjë të bëhet paksa e ndërlikuar.
“Ka shumë pyetje etike në lidhje me “drogat e dashurisë”, se ato janë sigurisht në horizont. Dhe sigurisht që po bëhen kërkime për to”, u shpreh ajo.
Machin shtoi se “drogat e dashurisë” të përdorura në terapinë e çifteve mund të jenë të disponueshme në tre deri në pesë vjet, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se oksitocina është e njohur”me kompanitë tregtare dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të bëhen më të sigurt kur takohen dhe t’i ndihmojë ata të bien në dashuri.
Tutje, Machin shtoi se afërsisht një në 50 njerëz kanë një gjen specifik që mund t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj ndarjeve.