Nëse mendoni se reperi Capital T do e përfundojë verën me këngën “Albania”, të krijuar për kombëtaren kuq e zi në Kampionatin Evropian të Futbollit, e keni shumë gabim!
Siç duket, reperi do publikojë edhe prurje të reja, ditëve në vijim.
Ndonëse nuk zbuloi data apo diçka më specifike, përmes një storie në llogarinë e tij të Instagramit, Capital T, tregoi se është rrugës për të nxjerrë projekte të reja.
“Bomba të reja do të lançohen së shpejti”, mbishkroi ai mbi një foto të profilit të tij në platformën e transmetimit Spotify, duke i bërë thirrje ndjekësve që ta përcjellin edhe në këtë aplikacion.