Se sa shumë kujdeset Bebe Rexha për fansat e saj e dëshmon ky gjest!

By

Një fanse e Bebe Rexhës i kërkoi ndihmë këngëtares!

Ajo e kontaktoi në Twitter për t’i treguar që shtëpia e saj ishte djegur e me të edhe disku shumë i rrallë i albumit të këngëtares.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, shkroi fansja.

Kurse Bebe sapo pa mesazhin i ktheu përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AUF (All of my fault)” në shtëpinë e saj dhe se do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë ka ndodhur”, shkroi Bebe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm