Sarah flet për takimin me nënën e DJ PM: Ishte e sikletshme, por…

By

Sarah Berisha ka zbuluar se është takuar me nënën e DJ Pm.

Në emisionin ‘E diell’, ish-banorja e Big Brother foli për momentin e takimit me të dhe tregoi në detaje si shkoi.

”Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj”, tha Sarah.

Sarah dhe PM u lidhën brenda shtëpisë së BB VIP dhe sot janë një ndër çiftet më të preferuara./Prive.al

Artikuj të ngjashëm