Sara Malaj hedh poshtë thashethemet për shtatzëni me këto fotografi

By

Së fundmi në media sociale është aluduar që ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sara Malaj është në pritje të ëmbël.

E gjitha nisi kur ajo publikoi disa fotografi në krahët e të dashurit, Atdhe Xharavina teksa të dy kishin bashkuar duart në pjesën e abdomenit të saj.

Nisur nga raportimet për shtatzëni që shpërthyen, Atdheu u komentoi me ironi Sarës duke shkruar, “A do të jetë gocë apo çun?”.

Gjithsesi, ky lajm nuk është i vërtetë. Çifti po shijojnë lidhjen e tyre jashtë kamerave po nuk do të bekohen më një fëmijë së shpejti.

Si për të dëshmuar jo shtatzëninë e saj, Sara Malaj më pas ka publikuar edhe disa fotografi në bikini dypjesëshe për të ekspozuar linjat e saj trupore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm