Sara Hoxha qëndron gjithnjë afër ndjekësve të saj për t’u përgjigjur në të gjitha pyetjet që ata kanë.
Nuk ka një kategori për pyetjet që i vinë në inbox, sepse ndjekësit e saj janë të interesuar në ÇDO GJË të jetës së saj.
Mirëpo një nga pyetjet e lëndoi pak atë, sepse shumë nga ata aludojnë se ajo nuk ka një lidhje të afërt me prindërit – por kjo është shumë larg nga e vërteta.
Ajo u përgjigj në dy pyetje lidhur me familjen e saj dhe tek e dyta tha se kjo pyetje e “vrau” pak.
“Nuk e di pse kjo pyetje më vrau pak. Jam shumë e lidhur me ta edhe pse nuk i kam afër, madje jemi lidhur akoma më shumë tani që jemi kaq larg”, shkroi ajo. /Prive.al