Sara Hoxha do ta linte Ledrin të shkonte në Big Brother por vetëm me një kusht!

By

Së fundmi, Arbana Osmani për “Ftesë në 5” ka konfirmuar se do ketë një edicion të dytë të “Big Brother VIP”, pasi i pari u përmbyll me shumë sukses.

Të ftuar në festën e organizuar nga Top Channel për suksesin e këtij formati, gazetarët kanë pyetur shumë të pranishëm rreth kësaj çështje.

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, i është përgjigjur disa pyetjes rreth pjesëmarrjes së Ledrit në “Big Brother VIP 2”.

E pyetur nëse do ta lejonte këngëtarin e njohur që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”, duke qeshur ajo tha: Nuk jam shumë e sigurt.

Sara është përgjigjur se duhet të kujdesen për vajzën e tyre të dy teksa me humor ka shtuar se ai duhet të pyes Poem për këtë.

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri”, tha Hoxha.

Artikuj të ngjashëm