Imazhet e fundit të publikuara nga këngëtarja Samanta Karavella, tani na e zgjuan dëshirën që edhe ne të jemi pjesë e ndonjë seti profesional.
Nën syrin e aparatit të Arton Humollit, këngëtarja po duket rrezatuese.
E veshur në një kostum ngjyrë rozë dhe me grim shumë diskret, ajo po duket fantastike dhe një set i tillë fotografik szi ky, i ka munguar shumë galerisë së saj në Instagram, shto këtu që ka zgjedhur fotografin që di të nxjerrë më së bukuri një profil.