Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili po vijnë në duet?

By

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një fotografi me këngëtaren Adelina Ismaili, në një studio muzikore.

Krahas kësaj fotografie, Sabriu ka shkruar edhe disa fjalë për të, duke e quajtur ndër të tjera, divë të kombit shqiptar.

“Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim”.

“Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plotë dashni axha Sabri”, ka shkruar tutje Fejzullahu.

Mos ndoshta dyshja ikonike po sjellin një duet? Mbetet të shihet!

 

Artikuj të ngjashëm