S4MM respekton marrëveshjen me ndjekësit, publikon projektin e ri

By

U bënë disa muaj që reperi nuk kishte sjellur diçka të re për ndjekësit dhe fansat e tij.

Padyshim që mungesa e tij ishte vërejtur tek fansat, e që u pa në një postim që bëri reperi – ku kërkon të bëhen 50,000 komente në mënyrë që ai të publikonte këngën e re.

Reperi respektoi premtimin që i dha ndjekësve tij dhe publikoi projektin e  ri:

Kënga quhet “Rrugt”, të cilën reperi kishte filluar ta paralajmëronte muaj më parë, hapet me fjalën “Medelina”.

Në fakt shumë menduan se po vinte “Medelina 2”, vazhdim i këngës “Medelina” që u publikua para dy vitesh e që i solli reperit shumë famë, si artist i ri në industri.

Në edicionin e fundit të PRIVE për vitin 2019, i ftuar në një intervistë ekskluzive ishte reperi nga Tetova, S4MM.

Se çka po sjell reperi këtë vit të ri, me kë po bashkëpunon, cila projekte po i ruan në sirtar, jeta si i fejuar – zbulojini në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm