Rrëfimi i Ricky Martin: Si vendosa të tregoj se jam homoseksual!

By

Do mbetet për një kohë shumë të gjatë ikona e një burri të pashëm, i cili mori zemrat e miliona dëgjuesve e adhuruesve të artit të tij.

Ricky Martin tani po hapet në rrëfimin e tij, se si vendosi të flasë e të tregojë se është homoseksual.

Superstari i muzikës pop, u shfaq në një intervistë në emisionin amerikan The Daily Show With Trevor Noah të mërkurën për të folur për rolin e tij në serialin American Crime Story: The Assassination of Gianni Versace.

“Miku im, nuk e ke idenë se sa kohë më ka marrë vendimi që të flisja haptazi për atë që jam”, i thotë Martin komediani Noah.

“Çështja është se isha i rrethuar me shokë që më thoshin të mos e bëja sepse kjo do e shkatërronte karrierën time”.

“Ishin njerëzit që më donin, njerëzit që ma duan të mirën dhe ata ishin viktima të homofobisë. Unë jam rritur në një kulturë e cila ma kujtonte se ndjenjat e mia ishin të tmerrshme dhe djallëzore. Cilësohesha si një seks simbol dhe kjo ishte arsyeja pse ata mendonin se kjo do e shkatërronte karrierën time”, ka shtuar ai.

Këngëtari thotë se ishte tejet e dhimbshme për të deri në një moment kur kishte thënë se këtë, s’mund ta duronte më dhe vendosi që të tregojë se cili ishte në të vërtetë, në mënyrë që të ndjehej i lumtur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm