Këngëtarja Rozana Radi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në instagram ku duket tërësisht ndryshe.
Radin jemi mësuar ta shohim me grim të lehtë ose pa të fare, por në foton e publikuar shohim një Rozanë tjetër.
Postimin ajo e ka shoqëruar me këtë shkrim: “Se unë jam femër.Unë dua të ndjehem e bukur.Dhe kur e ndjej nën lëkurë këtë ndjesi,jam gati të pushtoj botën.”
Këngëtarja me këtë imazh duket shumë shumë atraktive.
Rozi shumë shpejt do të sjell edhe projektin e ri për të cilin ka treguar se ka filluar punë./Prive.al