Rona Nishliu sjell këngën dedikuar atyre që jetojnë me mall për vendlindje (VIDEO)

By

Rona Nishliu ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Mallëngjimi”.

Këngëtarja që bashkëpunoi me Rashid Krasniqin, e interpretim të zërit të Muharrëm Qenës, kjo këngë vjen e shoqëruar me videoklip i cili tashmë gjendet në youtube.

“Ky variant i jonë është një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin, e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përrocken e fshatit… Mërgimi nuk është i lehtë e mallëngjimi është shoqërues i përhershëm…”, ka shkruar Rona në Facebook.

Albumi i saj i ri, i dyti me radhë quhet “Mindili” dhe “Mallëngjimi” është pjesë e tij./Prive.al

Artikuj të ngjashëm