Roberti me super dhuratë për Shën Valentin

By

Në mesin e shumë artistëve që i ka mobilizuar 14 Shkurti, hyn edhe Robert Berisha.

Këngëtari që për pak javë mbush një vit nga debutimi në muzikë si këngëtar, me 14 Shkurt do e sjell projektin e ri.

Kënga do të titullohet ‘Të dua’ dhe ka tekst të Fatmir Mujës, videoklip nga Imagine e orkestrim nga Darko Dimitrov.

Për muzikën është përkujdesur vetë Roberti i cili tashmë po ka agjendë të ngjeshur me mbrëmje muzikore kudo ku flitet shqip.

A do jetë ‘Të dua’ dhurata e vetme për personin e zemrës me rastin e Shën Valentinit?! Kjo mbetet të shihet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm