Rita Ora vazhdon të ndëshkohet për thyerjen e rregullave!

By

Pas disa skandaleve të njëpasnjëshme për thyerjen e rregulllave të izolimit të Covid-19, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, nuk do të kthehet më as në sezonin e ri të spektaklit “The Masked Dancer”, si juri.

Këngëtarja filmoi shfaqjen në shtatorin e kaluar, para se të kërkonte falje për thyerjen e rregullave të Covid pasi ajo bëri një festë ditëlindjeje në Londër dhe shkoi në Egjipt.

Ndërkohë sipas disa burimeve për Daily Mail, drejtuesit e televizionit po e konsiderojnë Oti Mabuse, 30 vjeç, si zëvendësuesin e saj, ndërsa Jonathan Ross, Davina McCall, Mo Gilligan dhe drejtuesi Joel Dommett do të qëndrojnë në rolet e tyre të mëparshme.

Ndërkohë, Rita është duke punuar në Australi për të filmuar “The Voice” pasi doli jashtë vendit javën e kaluar dhe pritet të qëndrojë atje për disa muaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm