Rita Ora uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë!

By

Këngëtarja e njohur kosovare, Rita Ora, ka uruar festën e pavarësisë së Kosovës.

Sot më 17 shkurt, me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ndër urimet e shumta, nuk ka munguar urimi as nga ylli kosovar me famë botërore Rita Ora.

Në këtë ditë të shënuar të vendit tonë, ajo hyri në llogarinë e saj në Instagram, ku publikoi urimin e saj për Kosovën.

“Gëzuar ditën e pavarësisë” shkroi Rita në mbishkrimin e videos së publikuar nga koncerti i saj 4 vite më parë në sheshin e Prishtinës.

 

Urime Pavarësia Kosovë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm