Rita Ora u këngon sërish shqiptarëve, kësaj here jo në Prishtinë

By

Rita Ora dhuroi një spektakël të paharrueshëm në sheshin e Prishtinës vetëm dy muaj më parë.

Por, Ora me sa duket nuk ngopet nga publiku shqiptar!

“Jo vetëm modë” ka zbuluar ekskluzivisht surprizën që ylli me origjinë shqiptare po planifikon prej pak kohësh.

Rita Ora ka pranuar të rikthehet pas 6 vitesh në një koncert madhështor në Tiranë, në datën 3 Qershor.

Megjithatë, Rita Ora nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të ndalojë gjithë angazhimet për një koncert pranë fansave më të zjarrtë./tvklan.al

 

Artikuj të ngjashëm