Rita Ora po hap një kapitull të ri në librin e saj të dashurisë?

By

Ndjekësit e këngëtares shqiptare, Rita Ora, janë të bindur se ajo ka nisur një lidhje të re me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi, pasi ajo publikoi një foto përkrah tij, të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, derisa ai kishte hedhur duart në qafë të këngëtares.

Megjithatë, thuhet se Rita mund të ketë edhe një rol në filmin e ardhshëm të Taika-s ndaj ata të dy mund të jenë afruar kaq shumë me njëri-tjetrin, këngëtarja vetëm muaj më parë i dha fund lidhjes me Romain Gavras.

Përfaqësues të këtij të fundit konfirmuan lajmin për mediat, derisa bënë të ditur se dyshja kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin.

“Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës, ata kanë mbetur miq të ngushtë”, tha një përfaqësues i Gavras. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm