Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Rita Ora pas ceremonisë: ‘Përmbusha rolin e Ambasadores së Kosovës’ – Privé – Faqja Zyrtare

Rita Ora pas ceremonisë: ‘Përmbusha rolin e Ambasadores së Kosovës’

By

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, pas ceremonisë ku përkrah yjeve të tjerë shqiptarë mori pjesë në koncertin për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë ka shprehur përshtypjet e saj.

Përmes një postimi në Instagram, ylli nga Prishtina ka shprehur nderin dhe privilegjin e të qenurit pjesë e këtij momenti historik dhe mes tjerash ka nënvizuar rolin e saj si Ambasadore Nderi e Kosovës, i dhënë si titull nga Presidentja Jahjaga në Londër.

‘Jam e nderuar të kem qenë e ftuar për të përmbushur rolin si Ambasadore e Kosovës për të kënduar në kanonizimin e Nënës Terezë. Këndimi i ‘What Child is This’ për të festuar jetën dhe trashëgiminë e saj do jetë moment të cilin do e kujtoj gjithmonë’ – ka shkruar Rita në postimin e saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm