Rita Ora bëhet pjesë e jurisë së emisionit të njohur në Britani

By

Këngëtarja e njohur nga Prishtina, Rita Ora, këtë vit është bërë pjesë e emisionit anglez “The Masked Singer”.

Ora është pjesë e panelit të jurisë bashkë me Jonathan Ross, Mo Gilligan and Davina McCall. Ata përcjellin performanca të ndryshme të të famshmëve, të cilët janë të maskuar derisa janë në skenë.

Juria në fund duhet të gjejë se kush është emri prapa maskës së performuesit.

Ora në paraqitjen e djeshme mori vëmendjen e adhuruesve të saj me dukjen e saj, e cila mori komente pozitive.

Ajo pati të veshur një fustan ngjyrë lejla dhe me shkëlqim, shkruan The Mirror.

Artikuj të ngjashëm