Rikthim në kohë: Si dukeshin Cima dhe Afrim Muqiqi pas luftës në Kosovë? (FOTO)

By

Një fotografi e publikuar nga komediani i njohur shqiptar, Rasim Thaçi Cima, na ka kthyer shumë pas në kohë.

Aktori hyri në Instagram për të postuar një fotografi të pas luftës në stadiumin e Prishtinës, bashkë me këngëtarët Ismet Bogujevcin dhe Afrim Muqiqin.

“Kujtim i mirë pas luftës në stadionin e Prishtinës , afër meje krahu im i djathtë Artani , si dhe shokët-këngëtarët e mirënjohur , Ismet Bogujevci dhe Afrim Muqiqi”, ka shkruar Cima poshtë fotografisë.

Theksojmë se në këtë fotografi është djali i komedianit, Artani i cili sot është i martuar dhe ka fëmijë.

Më poshtë postimi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm