Rihanna u nda nga Chris Brown pas abuzimit fizik, ai i lë komente në Instagram

By

Kur Chris Brown dhe Rihanna u bënë bashkë në vitin 2008, dukej si kombinimi më perfekt në muzikën pop. Mjerisht, një vit më vonë erdhi skandali tani famëkeq i Brown-it.

Image result for rihanna beaten up

Në ditën e Grammy Awards 2009 u njoftua që Rihanna dhe Chris Broën nuk do të performonin së bashku siç ishte planifikuar fillimisht. Njoftimi fajësoi një “aksident me makinë”, por bota së shpejti do të mësonte të vërtetën.

U shfaq historia e vërtetë. Chris Brown dhe Rihanna kishin pasur një argument që përfundoi me Brown duke rrahur brutalisht Rihanna-n, duke e lënë me lëndime të tmerrshme në fytyrë dhe trup. Më pas Brown u dorëzua në polici, duke u liruar me kusht më vonë.

Image result for rihanna beaten up

Por tash vite më vonë, Chris Brown ka marrë shumë vëmendje me aktivitetin e tij të fundit në rrjete sociale.

Në foton që Rihanna ka postuar së fundmi shfaqet me të brendshme për të promovuar koleksionin e saj të ri Savage x Fenty.

Pasi pa foton, duket se Chris ishte duke ndier në një lloj mënyre, sepse ai la një seri komentesh në foton e saj në Instagram.

“Unë dua të jem ajo llamba,” shkroi Chis, duke referuar llambës përkrah Rihannës në foto, duke marrë kritika dhe sharje të shumta nga fansat e Rihannës.

Pavarësisht komenteve nga Chris, Rihanna është në lidhje të lumtur më biznesmenin Hassan Jameel që nga viti 2017.

Chris Brown, Rihanna, Instagram

Burimi: Enews.com

 

 

 

Artikuj të ngjashëm