Rihanna po vonon por pritja do ia vlejë!

By

Albumi i ardhshëm i Rihanna-s ka vonuar aq shumë, saqë disa fansa madje kanë pyetur veten nëse mund të mos vijë fare. Vetë këngëtarja është rikthyer për të siguruar fansat se një album po vjen përfundimisht.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, Rihanna zbuloi se përkundër përpjekjeve të tjera të saj sipërmarrëse, ajo është gjithmonë duke punuar në muzikën e saj dhe është përqendruar në bërjen e një albumi që do të kënaqë fansat e saj shumë të durueshëm.

“Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë,” tha Rihanna. “Unë jam gjithmonë duke punuar në muzikë dhe kur të jem gati ta publikojë, do të dalë. Dhe nuk do të zhgënjeheni kur kjo të ndodhë. Do ia vlejë.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm