Revanshi i hidhur i Jay Z, i kërkon Ritës miliona dollarë

By

Rita Ora habiti opinionin Dhjetorin e kaluar kur deponoi padinë kundër Roc Nation në Gjykatën e Los Angeles.

Kjo lëvizje e saj që u arsyetua në mos kushtim të vëmendjes nga labeli për karrierën e saj, u pa si taktikë e gabuar.

Shumë media dhe fansa pritën që largimi i beftë nga labeli i Jay Z të ndikojë negativisht edhe në rrugëtimin e saj artistik.

Pak kohë pasi një padi e tillë u bë publike, Roc Nation fshiu çdo gjurmë të yllit me origjinë nga Kosova në internet. Por përtej këtyre veprimeve, tashmë Rita përballet edhe me padi.

Sipas TMZ, kompania e ka akuzuar yllin shqiptar për mos përmbushje të obligimeve. Sipas akuzës, 25-vjeçarja e kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2008 dhe ishin investuar miliona në karrierën e saj.

Në akuzë, “Roc Nation” thotë se ka shpenzuar gati 2.3 milionë dollarë në reklamim të albumit të saj të dytë dhe tani po kërkon që t’i kthehen paratë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm