Pak ditë më parë u bë e ditur se djali, reja dhe mbesa e këngëtares Remzie Osmani janë kthyer në Kosovë nga Amerika me fluturimet e veçanta për shkak të pandemisë COVID-19.
E duket se me t’u bashkuar familja, një portret i bukur familjar ka qenë vetëm çështje kohe dhe masash preventive.
Mesditën e sotme, në rrjetet sociale, këngëtarja Remzie Osmani ka publikuar fotografinë e parë të përbashkët të gjithë familjes, përfshirë anëtaren më të re, Ema.
Komentet dhe pëlqimet nga ndjekësit e shumtë nuk kanë munguar. /prive.al