Producenti i Hollywood Harvey Weinstein është duke u përballur me akuza të reja për sulme seksuale.
Në këto akuza është përfshirë një grua e tretë në një rast që daton në vitin 2006, kanë bërë të ditur nga prokuroria.
Weinstein, 66 vjeçar, përballet me dënimin maksimal me burgim të përjetshëm në qoftë se shpallet fajtor.
Ai veçse është duke u akuzuar për përdhunim dhe krime të tjera seksuale ndaj dy grave.
Që nga fillimi Weinstein ka mohuar të gjitha këto akuza dhe ka thënë se asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e palës tjetër.