Në fillim të këtij viti, ata u fejuan duke i befasuar te gjithë ngase lidhjen e tyre s’e kishin me qejf ta bënin publike.
Ishte Prive e para ajo që e raportoi se në mes Seldi Qalliut e Mimoza Shkodrës po zihej diçka, e përfundimisht ata u fejuan duke e bërë publike romancën e duke e kurorëzuar dashurinë me një ceremoni të vogël familjare.
Por cili nga ta e nisi i pari krejt këtë ‘mesele’?
“Ne më parë kemi qenë kolegë, ende jemi kolegë edhepse të fejuar. Kishim simpati për njëri tjetrin por jo të shprehur, e dikur u shpalos ajo”.
“Normal që mashkulli hedh hapin i pari edhe në këtë rast mu desh patjetër ta bëja atë lloj hapi”, ka thënë Seldi, duke treguar që është ai që ka nisur gjithçka, duke marrë sigurisht edhe miratimin e Mimozës. /Prive.al