Qumili bëhet gjysh për 28 nëntor

By

Humoristi i njohur Sevdai Radogoshi është bërë gjysh sot, në një datë të veçantë për popullin shqiptar.

Bashkëshortja e djalit të tij, Bimit ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Radogoshi përmes një fotografie ku shfaqet me nipin e posalindur dhe djalin e tij.

“Në festën më të bukur të shqiptarëve me 28 nëntor më gëzoi Zoti me një nip. Urime lindja e djalit Bim. Sa me fat dhe krenar ndihem që në këtë datë kishte lindur edhe heroi ynë kombëtar Adem Jashari. I bekoftë Zoti shqiptarët dhe u gëzofshit të gjithë me fëmijë me nipa e mbesa”, është shprehur ai.

Me jetë të gjatë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm