Është një çun i pafat edhe ky Asdren Gjikolli.
Reperi i njohur nën nofkën Gjiko, lëre se pati ca probleme me kolegët e tij Real dhe Blunt, por tani iu zbulua edhe një tjetër anë e fatit të tij të keq.
E dashura e tij, prezantuesja Elita Rudi, e paska pas lënë për një tjetër partner që në fillimet e lidhjes së tyre.
Të ftuar në Xing me Ermal Mamaqin, ata të dy rrëfyen se Rudi i ka fort përzemër vallëzimet latine e sidomos atë ‘Bachata’, që kërkon afirmimet dhe sensualitet në mes partnerëve që vallëzojnë.
Por meqë Gjiko është reper dhe s’ua thotë fare këtyre lloj vallëzimeve, Elita e kishte lënë për një partner tjetër atë mbrëmje, për tu kënaqur vet me vallëzim. /Prive.al