Nëse nuk e keni ditur, sipas shumë instituteve që merren me studime ekonomike, qyteti i Monte Carlos në Monaco, llogaritet si ndër vendet më të shtrenjta për të jetuar.
Dhe sigurisht, një palë pushime për shtatë palë qejfe atje, t’i zbrazin gjepat!
Por ky nuk duket të jetë problemi i këngëtares e moderatores Luana Vjollca, e cila tashmë është arratisur për pushime verore në Monaco.
Ajo ka publikuar një seri fotografish në Instagramin e saj, ku shfaqet në hapësira luksoze të këtij shtet-qyteti francez, i cili ofron vende fantastike me çmime marramendëse.
Kujtojmë se ditë më parë, Luana ishte në Ishujt Maldive për pushime, po ashtu një destinacion i shtrenjtë ku ofrohen pushime në vende ekzotike. /Prive.al