Publikohen skenat e fshira nga ‘Shake it’ (FOTO)

By

Në intervistën për Prive, Genci dhe Genta Ismajli javën e kaluar treguan prapaskenat e xhirimeve të videoklipit të hitit ‘Shake it’.

Mes tjerash, ata rrëfyen se gjatë xhirimeve kishin kaluar kohë shumë të mirë së bashku marrë shkas nga fakti se mbretëronte një atmosferë pozitive e besimit në suksesin e këngës.

E në një skenë që nuk është përfshirë në videoklip, Genci rrëfeu se e ka mbajtur në shpinë Gentën me ç’rast edhe ka vërtetuar top-formën e saj fizike.

Tentativën, reperi e ka postuar sot në Instagram ku këmba e Gentës shihet teksa mbahet nga ai.

Ndryshe, krijimi muzikor tashmë është në rrugë të sigurt drejt milionshit të dytë të shikimeve në Youtube. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm