Dhjetëra të famshëm po “bojkotojnë” Facebook dhe Instagram pavarësisht se kanë të ardhura të mëdha nga aplikacionet – por vetëm për një ditë.
Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio dhe Katy Perry janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që përfshihen në ngrirjen e mediave sociale për ‘Stop Hate for Profit’.
Bojkoti këtë të mërkurë po ndodh sepse disa njerëz besojnë se politikat e Facebook në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin kanë shkaktuar dhunë në botën reale.
Demi Lovato, Orlando Bloom, Naomi Campbell, Sacha Baron Cohen dhe shumë të famshëm të tjerë postuan dje në llogaritë e tyre një imazh të fushatës ‘Stop Hate for Profit’.
Shumë të famshëm mbështeten shumë në mediat sociale si një formë e të ardhurave, kështu që ata do të rikthehen nesër në internet.
Burimi: The Sun