Kjo verë ka qenë shumë e nxehtë.
Përveç temperaturave të larta, bashkëpunimet ‘bombë’ mes artistëve shqiptarë, kanë ndezur atmosferën këtë vit edhe pse në kohë pandemie.
Në mesin e shumë dueteve dhe këngë solo që mblodhën miliona klikime për pak ditë, një mungoi.
Flori, Klajdi dhe Bruno nuk lansuan këngën të cilën e kanë të përfunduar bashkë me videoklip.
Përveç kësaj, Flori sërish ka qenë i heshtur në verë duke u lajmëruar në disa raste në rrjete sociale për dallim nga Klajdi e Bruno, në dalje pak më të shpeshta.
Sidoqoftë, mbase çunat e Threedots po presin momentin e duhur për të lansuar hitin si gati çdo vit tjetër./Prive.al