Pse fotoja e fundit e Norës po komentohet shumë?!

By

Nga Turqia ku po pushon por edhe po punon bashkë me Robertin, Nora Istrefi ‘goditi’ sot me një imazh me vajzën.

E veshur në bikini, këngëtarja e njohur ka shkëlqyer me linjat trupore të cilat viteve të fundit i ka skalitur mirë dhe madje nuk janë devijuar shumë as pas lindjes së Renée.

Por, pjesa e brinjëve të theksuar duket se disa prej fansave i ka shtyrë të komentojnë të shqetësuar për peshën e Norës.

Disa prej tyre kanë shkruar se ajo duket tejet dobët kurse të tjerë në replika kanë deklaruar se kjo është thjesht xhelozi.

Pavarësisht se mund të duket pak nën peshë, këngëtarja është definitivisht më në formë se kurrë më parë me një trup që do ia kishte lakmi secila femër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm