Nga tani e tutje nisni mëngjesin me këto ushtrime

By

Pas shumë javëve në karantinë, keni filluar të ndjeheni fizikisht ndryshe. Më pasiv e më të lodhur…

Mirëpo, që të filloni ditën si duhet dhe t’i bëni nder fizikut tuaj atëherë në ju propozojmë disa ushtrime të jogës.

Në përgjithësi, praktika e jogës rekomandohet në mëngjes ose në mbrëmje të hershme. Një seancë e yoga në mëngjes mund të jetë mjaft aktive dhe të përbëhet nga një praktikë e plotë.

Joga e mëngjesit është përvoja më energjike, e këndshme dhe paqësore. Pasi ta bëni atë një zakon të përditshëm, do të vini re një larmi ndryshimesh në trupin tuaj dhe mendjen tuaj. Për njerëzit me depresion dhe ankth, problemet me të ushqyerit shëndetshëm dhe probleme të tjera shëndetësore mund të përfitojnë nga vetitë e saj shëruese.

Joga bashkon fuqinë fizike dhe mendore për të arritur një trup dhe mendje paqësore; ajo ndihmon në menaxhimin e stresit dhe ankthit dhe ju mban të qetë. Ndihmon gjithashtu në rritjen e fleksibilitetit, forcën e muskujve dhe tonin e trupit. Përmirëson frymëmarrjen, energjinë dhe vitalitetin.

Një rutinë të mëngjesit duke praktikuar joga e ka ndarë edhe Liberta Spahiu. Në video ajo fton të gjithë që të mësojnë disa ushtrime dhe t’i praktikojnë ato çdo mëngjes.

Secili ushtrim zgjat nga 30 sekonda dhe mes çdo ushtrimi 15 sekonda pushim.

Ndiqni të plotë videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm