Probleme në familje? Aspak, Roberti është xhaxhai më i mirë për Tianin

By

Pas deklaratave publike që bëri në TV Klan dhe në Prive të Klan Kosovës, publiku spekulonte se Robert Berisha nuk i kishte raportet e mira me Patrisin, vëllain e tij.

Kjo pasi që në dy emisione tejet të shikuara shqiptare, ai deklaroi se nuk e duronte Tunën, kunatën e tij.

Dhe një deklaratë bombastike si kjo, pushtoi mediat ndërsa kronika e Robert Berishës në Prive, mori më shumë se gjysmë milioni klikime.

Por pavarësisht të gjitha mosmarrëveshjeve me Tunën, Roberti gëzon raport të shkëlqyeshëm me të vëllanë dhe ka një dashuri të madhe për nipin, Tianin.

Në një fotografi që Patrisi ka publikuar në Instagram ku shihet me Tianin duke bërë qejf në det, Roberti me dashuri komenton: “Tian pleshti”, një etiketim ky që u vihet fëmijëve të vegjël si lloj përkëdheljeje verbale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm