Probleme me gjumë? Ky është sekreti ushtarak që t’ju zë gjumi brenda 2 minutave

By

Sa shpesh ju ka ndodhur që të mbeteni zgjuar deri në orët e vona, duke u munduar të stimuloni gjumin duke qëndruar në Instagram dhe Facebook, duke u përpjekur të numëroni delet në kokë dhe të gjeni pozitën e duhur?

Gjithsesi, jashtë dijenisë tonë, ekziston një teknikë ushtarake e cila është përdorur për dekada të tëra. Teknikë kjo që ndihmon gjithkënd ta zë gjumi brenda vetëm 2 minutave.

Teknika që përmban 4 hapa, përdoret nga ushtria amerikane që t’i ndihmojë ata të flenë në situata kritike të luftës, që të pushojnë e të mos bëjnë gabime fatale si pasojë e lodhjes.

  1. Relaksoni të gjithë muskujt e fytyrës, përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve.
  2. Ç’ tendosni shpatullat dhe krahët.
  3. Lëshoni frymën, relaksoni gjoksin tuaj pastaj këmbët.
  4. Kaloni 10 sekonda që të qetësoni mendjen tuaj dhe mendoni njërën nga imazhet në vazhdim:
  • Jeni të shtrirë në anije në një liqen të qetë me asgjë rreth jush përveç qiellit të kaltër.
  • Jeni të shtrirë në një luhatëse në një dhomë të errët.
  • Thuani vetes, “mos mendo, mos mendo, mos mendo” vazhdimisht për rreth 10 sekonda.

Ende nuk jeni të bindur?

E pra, kjo teknikë thuhet se funksionon për 96 përqind të njerëzve pas gjashtë javësh të praktikës. Epo, tani padyshim jeni të interesuar!

Revista TIME raporton se një studim i 13 vendeve në vitin 2016 tregoi se ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë më të lodhur, me më shumë se një e treta e britanikëve ndjejnë se kanë probleme t’i zërë gjumi.

U gjet se gratë janë më të prekura nga mungesa e gjumit sesa meshkujt, me 52 për qind të femrave që ndihen të lodhura për të ushtruar, krahasuar me 35 për meshkuj.

Burimi: Elle.com

Artikuj të ngjashëm