Prive zbulon: Këto janë detajet e romancës së Edis Kurajës

By

Ditën e sotme një fotografi në rrjetin social Instagram konfirmoi se Edis Kuraja është në një lidhje.

Prive raportoi e para mbi këtë zhvillim por pa dhënë shumë detaje mbi vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Kush është e dashura e Edisit? Ua themi ne, si gjithmonë, të parët!

Prive.al ka arritur të mësojë nga burime pranë ish-basketbollistit se e dashura e tij quhet Valdete.

Dyshja bashkëjetojnë për mbi një vit në një prej lagjeve të kryeqytetit dhe siç kanë thënë burimet, janë shumë të lumtur.

Nuk dihet nëse shpejt na presin zhvillime nga dyshja tashmë kur vendosën të ekspozohen në publik por për çdo detaj, do t’iu mbajmë të informuar! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm