Prive zbulon datën e martesës së Bleros dhe Afronës (VIDEO)

By

Kanë kaluar 3 vjet që nga momenti kur këngëtari Blerim Muharremi i propozoi martesë të dashurës së tij Afrona Dikës.

Dyshja e famshme që u fejuan gjatë emisionit Prive Reality në edicionin festiv të vitit 2016-të, tani po e kurorëzojnë edhe me martesë.

Prive ka zbuluar se cifti do të martohen me 21 Shtator të vitit 2019-të në afërsi të bregdetit te Rana e Hedhun në Shqipëri.

Dyshja ka rezervuar për dasmë një nga hotelet më luksoze në atë pjesë, ndërsa çifti ka ftuar 300 persona në dasmën e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm