Prive ekskluzive: Fiona Gllavica në pritje të ëmbël

By

Ajo fitoi zemrat e publikut duke luajtur rolin e nuses së shtëpisë në serialin e famshëm “Çka ka shpija”.

Në një ambient të bukur jashtë Prishtinës, ajo kurorëzoi dashurinë me të fejuarin e saj Arbnor Pacolli në korrik ndërsa po shkëlqente si nuse.

E ftuar në Prive në rubrikën “Qitja pikën”, ajo konfirmon ekskluzivisht për Prive se është në pritje të ëmbël.

Në fjalinë “Do të bëhem nënë…” që duhet të vazhdonte ajo, aktorja përgjigjet:

“Do të bëhem nënë në fillim të korrikut ose në fund të qershorit.” – që la të kuptohej se aktorja shumë e dashur është në javët e para të shtatzënisë.

Intervistën e saj të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm