Këngëtarja Edita Sopjani është në dhjetë javët e fundit të pritjes së ëmbël.
Për rreth dy muaj, ajo do të bëhet nënë për herë të parë.
Shtatzëninë Edita po e kalon në Gjermani pranë bashkëshortit, aty ku u zhvendos vjet për të nisur një kapitull të ri të jetës së saj.
Gjatë shtatzënisë, ajo ka vendosur të përjetësojë disa kujtime përmes seteve fotografike.
Sopjani ka ndarë me ndjekësit fotografitë nga ky moment i veçantë në një datë të shënuar, ditëlindjen e burrit të saj.
“Gëzuar ditëlindjen Babi, të duam shumë” – thuhet mes tjerash në urim.
Edhe 100! /Prive.al