Prisni të reja nga Blasta!

By

Të gjithë i mbajmë në mend këngët ‘Callin’ dhe ‘Diçka ma shumë’ të cilat i solli në bashkëpunim me Etnon dhe respektivisht me Adelina Berishën.

Që nga ajo kohë, Blasta ka publikuar edhe disa projekte solo të cilat u pëlqyen nga adhuruesit e tij besnikë por nga kënga e fundit ka kaluar mjaft kohë.

I kontaktuar nga Prive.al, Blasta sqaroi rrugëtimin e tij artistik në periudhën e fundit. Megjithëse u pa mjaft i afërt me On Records gjatë verës, Loriku sqaroi se asnjëherë nuk kishte qenë pjesë e kësaj kompanie me kontratë por thjesht ishin në bisedime deri në një moment kur pasoi një ofertë për të.

‘Më ka telefonu lideri i Max Production i cili është treguar mjaft i interesuar dhe serioz që unë të jem pjesë e atij grupi shumë të suksesshëm me gjithë ata artistë të mëdhenj. Unë nuk hezitova për asnjë moment’ – është shprehur Loriku.

I pyetur se kur mund të presim krijime muzikore nga ai tash si pjesë e Max Production ai u shpreh se kjo do të ndodhë ‘shumë, shumë shpejtë’.

Një bashkëpunim i tij me Zaimina Vasjarin ka tash disa javë që është paralajmëruar në rrjete sociale prandaj do jenë interesante zhvillimet që do pasojnë nga një prej vokaleve më potent dhe karakteristik të meshkujve në diskografinë shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm