Prindër kujdes kur i dërgoni fëmijët në “bazenet me topa” – shkenca sapo e zbuloi që janë tejet të rrezikshëm

By

Bazenet me topa, që janë aq të famshëm e aq të dëshirueshëm për fëmijët, janë të mbushura me baktere të cilat shkaktojnë sëmundje, ka zbuluar një studim i ri.

Kërkuesit nga Universiteti i Gjeorgjisë Verore, ka ekzaminuar disa nga këto sheshe lojërash të fëmijëve dhe ka zbuluar mbi 31 lloje bakteresh të cilat shkaktojnë infeksione të fshikëzës urinare deri te kanalet e zemrës.

Po ashtu, është bërë e ditur se këto sheshe lojërash kalojnë ditë e javë pa u pastruar e për këtë arsye mbushen me shumë baktere të cilat janë të rrezikshme për fëmijët dhe bëjnë thirrje që prindërit të kenë kujdes e të mos i ekspozojnë fëmijët karshi kontaminimeve të tilla.

Madje këto puseta me plot ngjyra, janë krahasuar edhe me toaletet të cilat përmbajnë me dhjetëra baktere, shkruan Daily Mail, transmeton Prive.al.

Artikuj të ngjashëm